“Synojmë 2 mandate në Kukës”, Shalsi për ABC News: Janë vende ku tipologjia e individit është shumë e rëndësishme

schedule00:57 - 12 Maj, 2025

schedule 00:57 - 12 Maj, 2025

Në një lidhje për ABC News nga KZAZ në Kukës, Eduard Shalsi tha se PS synon të arrijë 2 mandate në këtë qark.

“Parashikimi është 50 me 50. Kukësi ka patur dikur 4 mandate 3 me 1 për PD, në zgjedhjet e fundit ka qenë 2 me 1. Nuk është ushtrim i lehtë të përmbysësh një rezultat të tillë. Kemi punuar fort, kemi cfarë themi në Kukës, në Bajram Curr gjatë gjithë kësaj periudhe kam kuptuar se ka një shans që me duhet ta theksoj është i vështirë, askush s’i beson.

Po i qëndroj objektivit për 2 mandate, pavarësisht rezultatit në dy kutitë e para. Me mentalitet qoftë në Tropojë apo kukës kandidatët morën vota shumë përtej PS.

Në Tropojë ku kemi një kryetar bashkie që qëndron i mbyllur në shtëpi, vinte nga e djathta, arriti të marrë vota thuajse dyfish i votave që kandidati më i mirë socialist kishte marrë për deputet. Në këtë zonë individi është më i fortë se partia. Të dy këto rezultate kanë qenë shumë përtej votave. Janë vende ku tipologjia e individit është shumë e rëndësishme.”- tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!