Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe një herë tek heqja e barrierave doganore për Kosovën, duke thënë se sot ka një problem të vjetër, pasi pala e Kosovës ka kërkuar kohë për të studiuar çështjen.
Rama nuk i kurseu batutat edhe në këtë pjesë duke thënë se synohet që volumi tregtar të bëhet 1 miliardë, ndërsa sot është më shumë se çmimi i këpucëve të Cristiano Ronaldos.
“E kishim volumin e sa këpucët e Cristiano Ronaldos. Ambicia është për mbi 1 miliard të volumit tregtarë. Tani jemi mbi Cristiano Ronaldon. Duam të shkojmë tek i gjithë Manchester United.” tha Rama. /abcnews.al/