Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Synohet ngjitja në Superiore, Korabi përforcon ofensivën me një 25-vjeçar

schedule17:59 - 2 Nëntor, 2020

schedule 17:59 - 2 Nëntor, 2020

Korabi është një nga ekipet pretendente për ngjitjen në Kategorinë Superiore. Klubi dibran ka përfituar të përforcohet ditën e sotme, duke arritur akordin me Lauren Ismailajn.

25-vjeçari ishte pjesë e Dinamos së Tiranës në fazën e parë të sezonit të kaluar, teksa në janar u transferua në Kosovë tek ekipi i Arbërisë, që ia doli të ngjitet në elitën e futbollit dardan.



Mesfushori ofensiv nga Tirana, i cili është aktivizuar me skuadra si Partizani, Vora, Dinamo, Feronikeli, Drita dhe Arbëria, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e Kategorisë së Parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!