Villareal po zhvillon një sezon shumë pozitiv me Unai Emery në stol. Ekipi spanjoll fitoi 2-1 në shtëpi kundër Arsenalit në takimin e parë gjysmëfinal të Europa League, duke hedhur një hap drejt kalimit në finalen e madhe.
Një ndër lojtarët më të talentuar të Villareal është Pau Torres. 24-vjeçari aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe paraqitjet pozitive me ekipin e zemrës kanë sjellë edhe aktivizimin në kombëtaren spanjolle (7 ndeshje dhe 1 gol).
Real Madrid dhe Manchester City janë dy klubet e mëdha që po garojnë për shërbimet e Pau Lopez, i cili vlerësohet rreth 40-50 milion euro. El Larguero raporton se klubi anglez ndodhet në bisedime të avancuara me drejtuesit e Villareal.
?⚽ Informa @antonmeana
? El Manchester United aprieta para cerrar el fichaje de Pau Torres antes de la Eurocopa
? Otros clubes interesados en el central español se resignan: “Lo tienen muy avanzando”, explican a @ellarguero
? Está en la agenda del Real Madrid pic.twitter.com/6GcaBut6c2
— El Larguero (@ellarguero) April 29, 2021
Pep Guardiola e vlerëson shumë patriotin e tij dhe “Cityzens” po punojnë për të mbyllur këtë transferim përpara se të nisë Euro 2020. Nga ana tjetër, Real Madrid, që mund të humbasë shërbimet e Varane në fund të sezonit, po përgatit një ofertë për Pau Torres. /abcnews.al