Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Synimi i Rusisë, përçarja e Europës”, Krisafi: Problemi i BE, s’ka mentalitet lufte

schedule21:36 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 21:36 - 11 Dhjetor, 2025

Ledion Krisafi tha për War Report, se BE ka kapacitete shumë më të mëdha se Rusia, por i mungon mentaliteti për t’i përkthyer ato në fuqi reale mbrojtëse. Ai theksoi se ekonomia europiane është 12 herë më e madhe se ajo ruse. Sipas tij, rusët janë futur në mendësi lufte, ndërsa Europa ka dekada që mbështetet te garancia e SHBA-ve për sigurinë. Krisafi vlerësoi se asnjë popullsi europiane nuk do të mund të luftonte si ukrainasit në terren. Ai paralajmëroi se Rusia synon të godasë BE-në përmes dobësimit të unitetit dhe se vendet europiane duhet të ndryshojnë mentalitet për të përballuar sfidat e reja të sigurisë.

“Për BE-në, 458 miliardë shpenzohen pa një stres të madh, ndërsa Rusia duhet të bëjë shumë më tepër përpjekje për të arritur të njëjtën gjë. Për vendet europiane kjo është normale; shqetësuese për ta është shifra 1 trilion. Donald Tusk ka thënë se Europa nuk mund të frikësohet nga popullsia ruse, kur BE ka shumë më tepër mundësi. GDP-ja e Europës është 12 herë më e madhe se ajo e Rusisë. Problemi i BE-së është si t’i përkthejë këto kapacitete në praktikë.

Në Rusi ka ndryshuar mentaliteti: rusët janë futur në një mendësi lufte, ndërsa kjo është lufta më e madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Luftën që kanë bërë ukrainasit kundër rusëve nuk ka asnjë popullsi europiane që mund ta bëjë sot. Gjermanët apo italianët nuk do të mund ta përballonin. Për më shumë se 70 vjet, europianët janë mësuar me idenë se në rast nevoje për luftë do të jenë SHBA-të që do t’i ndihmojnë. Edhe avionët dhe mbrojtja ajrore europiane bazohen kryesisht te kapacitetet amerikane.

Rusia po lufton për të shpërbërë BE-në, sepse është më e lehtë të merresh me shtete të veçanta sesa me një bllok të bashkuar. Gjermania, në teori, ka kapacitet të përballet me Rusinë edhe pa ndihmën e SHBA-ve, por i duhet një ndryshim mentaliteti, jo vetëm praktik. Ndërsa për francezët është e pamundur të luftojnë si ukrainasit. Ideja se Europa mund të hyjë në luftë është zhdukur prej kohësh.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!