Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, në konfernecnën për shtyp përpara takimit kundër Zaragozës ka folur për situatën aktuale tek madrilenët. Galaktikët priten të luajnë sonte në transfertën e Zaragozës, në takimin e vlefshëm për 1/8 e Kupës së Mbretit.
“Do të jetë një ndeshjes e vështirë. Kundërshtari jonë po zhvillon një sezon shumë të mirë në Kategorinë e Dytë dhe po luftojnë për tu rikthyer në La Liga. Ne e dimë se çfarë lojtarësh kanë ata dhe do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin, pasi për momentin kjo ndeshje është parësore për ne. Sa herë që e vishja bluzën e Realit, unë jepja maksimumin tim. Kjo është një ndeshje kupe, është ndeshja jonë e radhës dhe duhet ta fitojmë,” deklaron tekniku francez.
“Tre Kupa Mbreti të fituara në 30 vite këto janë fakte, por historia e këtij klubi nuk është kjo. Reali numëron 13 Champions dhe kjo tregon madhështinë tonë. Numri i kupave është pak i ulët, por ne duam ta ndryshojmë këtë histori. Jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe i gjithë ekipi është në formë. Ne do të bëjmë më të mirën tonë dhe fusha do ta tregojë këtë,” mbyll Zidane. /abcnews.al