Synimi i Haaland: Dua t’ia kaloj babait tim, jam ende shumë mbrapa

schedule08:54 - 22 Shkurt, 2020

schedule 08:54 - 22 Shkurt, 2020

Njeriu i momentit në futboll është padyshim ai, Erling Halaand. Sulmuesi i Dortmund i ka impresionuar menjëherë tifozët e Dortmund dhe jo vetëm, me golat dhe lojën e tij. Së fundmi, i riu norvegjez ka dhënë një intervistë për faqen e Bundesligës gjermane, ku ka treguar objektivat si dhe për sfidën mes tij dhe babait.

“Babai im ka qenë një model për mua. I kam thënë gjithmonë vetes se dua të jem një futbollist profesionist dhe që të luaj në nivele të mëdha. Një nga objektivat e mi është që të bëhem më i mirë se babai im. Ai ka luajtur 30 ndeshje me Norvegjinë dhe mbi 200 në Premier League, çka do të thotë se jam ende shumë mbrapa”, tregon Haaland.

19-vjeçari u ble nga Borussia Dortmund në merkaton e janarit nga Red Bull Salzburg. Sulmuesi menjëherë arriti të përshtatej me futbollin gjerman, pasi në vetëm 305 minuta lojë ka arritur të shënojë 8 herë në kampionat. Gjithashtu, Haaland ishte heroi i skuadrës në Champions kundër PSG-së, ku i shënoi që të dy golat. /abcnews.al

 

Haaland dhe babai i tij

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!