“Synim, të ulim nivelin e humbjeve në rrjet nën 18 %”, administratori i OSHEE: Investimet? Do ndërhyjmë për fuqizimin e rrjetit Palasë-Himarë

schedule14:34 - 6 Nëntor, 2024

schedule 14:34 - 6 Nëntor, 2024

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi thotë se synimi i kompanisë është që të ulë nivelin e humbjeve nën 18 përqind për vitin 2024. Për “Money Report”, ai deklaroi se edhe sa i përket arkëtimeve, janë në një nivel të mirë, ndërsa shtoi se në vitin 2025 synojnë të jenë sa më afër 100 përqindëshit.

“Situata financiare reflekton një përmirësim të treguesve të ndjeshme. Dy elementet kryesore makro që kompania mat veten e saj, niveli i humbjeve në rrjetin dhe arkëtimet. Ne kishim një objektiv që këtë vit të ishim nën nivelin 18 përqind. Në bazë të legjislacionit në fuqi, niveli i humbjeve duhet të ishte 18.5 përqind. Ministrja ka kërkuar që të kishim një target më ambicioz dhe e them me kënaqësi deri në shtator ulja e humbjeve është 17-23 pëqëind. Jemi mirë me pritshmëritë që 2024 ta gjejë kompaninë me nivel humbjesh nën 18 përqind, indikacion i mirë për punën e operatorit të sistemit të shpërndarjes. I rëndësishëm ky target se aty janë të lidhura investimet dhe efektet financiare të kompanisë.

Sot jemi 4 përqind më poshtë se 2020. Ka një kombinim faktorësh. Marrin edhe fryte të investimeve. Duhet të theksojmë se puna në terren vijon e pandërprerë, abuzimet, ndërhyrjet e paligjshme dhe çdo element tjetër që impakton në uljen e humbjeve. Kemi plan investimesh që në 2025-2026 të kemi shifra më domethënëse. Për arkëtimet, në nëntë mujorin jemi në nivel 90 përqind të arkëtimeve. Qëllimi që ta kemi 2024 sa më afër 100 përqindëshin.”, u shpreh Karakaçi.

Duke u ndalur te investimet, ai tha se

Kompania është e detyruar që t’i përgjigjet nevojave të qytetarit dhe të përgjigjet ndaj flukseve të turistëve. Dhe ne kemi qenë të detyruar që të marrim mekanizma të shpejtë që të ndërhyjmë në zona të caktuara turistike. Kemi bërë ndërhyrje nga Velipoja, Shëngjini, Golemi. Këtë vit kemi bërë ndërhyrje në Spille, përsëri në Orikum që ka pasur problematika të theksuara. Kemi bërë investime në Ksamil, ku kemi parë lëvizje të mëdha turistësh dhe nga viti tjetër të bëjmë një fuqizim rrjeti nga tuneli i Palasës deri në Himarë. Himara është zonë që ka pasur një vrull investimesh të jashtëzakonshëm që në 5 vite ka ndryshuar tipologjia e të gjithë zonës. Kemi kërkuar të ndërhyjmë sa më shpejt pas zhbllokimit të marrëveshjes me qeverinë italiane. Investim i rëndësishem që do të impaktojë zonën.“, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!