“Sylvinho solli harmoninë në grup”, Gjimshiti: Puna e trajnerit ka ndikuar shumë tek unë

schedule18:01 - 14 Qershor, 2024

schedule 18:01 - 14 Qershor, 2024

Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Signal Iduna Park” do të sfidojnë Italinë, në sfidën e parë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Kaltërit” do të kërkojnë një rezultat të madh.

Këtë të premte do të zhvillohen edhe konferencat zyrtare për shtyp, ku pas “Të Kaltërve”, të Italisë, tashmë kanë dalë edhe “Legjionarët” tanë, ku bashkë me teknikun Sylvinho është edhe kapiteni Berat Gjimishti, ku u shpreh se puna e teknikut ka ndikuar shumë tek ai.

“Siç kemi thënë edhe më herët, për fitimin e Europa League ka qenë një momentin pozitiv, që ndikon edhe në lojën time në Kombëtare. Puna e trajnerit ka ndikuar shumë tek unë. Për më shumë se një vit kemi parë që ka sjellë harmoninë dhe punën në grup. Duke marrë parasysh si punon çdo ditë për ta ngritur më lart Kombëtaren tonë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!