Sylvinho “po”, Sylvinho “jo”,  kontrata e trajneri në “ajër”, palët marrin kohë për të vendosur

schedule15:36 - 27 Qershor, 2024

schedule 15:36 - 27 Qershor, 2024

Sylvinho po, Sylvinho jo. Pas përfundimit të aventurës në fazën e grupeve të Euro 2024, është kjo dilema më e madhe që shoqëron kombëtaren e Shqipërisë. Gjithçka mund të ndodhë, përderisa nuk ka ende një firmë në kontratë, apo qoftë një shtrëngim duarsh mes trajnerit dhe Presidentit të FSHF, Armand Duka.

Fakt është që zyrtarisht, kontrata e Sylvinho dhe stafit të tij ka skaduar menjëherë pas Evropianit, ndërsa ai nuk pranoi të rinovonte përpara nisjes drejt Gjermanisë. Në atë kohë, tekniku u justifikua se mendonte vetëm për “Euro 2024”.

Një alibi e vlefshme në atë kohë, ashtu si dëshira e teknikut brazilian për një paraqitje të mirë në Kampionatit Europian, që mund të shoqërohej me një ofertë e rëndësishme nga ndonjë klub apo federatë tjetër.

Tani që Shqiëria i tha lamtumirë turneut, deçizive në të ardhmen e trajnerit do të jetë analiza që do t’I bëhet paraqitjes në Kampionatin Evropian. Deri tani, publikisht të gjitha palët kanë folur për sukses, duke parë rivalët e fortë në Grup. Por, ndryshe do të diskutohet privatisht në zyrat e Federatës.

Për momentin këto janë faktet dhe analizat logjike, ndërsa Duka dhe Silvinjo, duket se kanë marrë kohë, për të vendosur me mendje të ftohtë. Për këtë arsye, për aq kohë sa nuk ka firmë në kontratë, gjithçka mund të ndodhë…. /i.m /abcnews.al