Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sylvinho rinovon me “kusht”/ FSHF zgjat kontratën e trajnerit dhe ndihmësve të tij

schedule15:44 - 7 Janar, 2026

schedule 15:44 - 7 Janar, 2026

Ishte e pritshme, por duket si një gjysmë pune.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka rinovuar kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe sipas komunikatës zyrtare të institucionit firma është e vlefshme deri në korrik të këtij viti.

Bashkë me brazilianin, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ndihmësit e tij, Doriva e Zabaleta.



Akordi i mëparshëm përfundoi pas eliminatoreve të Kupës së Botës, gjatë të cilave Shqipëria u kualifikua për herë të parë në fazën e plej ofit, ndërsa rinovimi nuk është se vihej në dyshim.

Nuk ka informacion se përse u zgjodh një marrëveshje e vlefshme vetëm për 6 muaj, deri në përfundim të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut në qershor e korrik.

Ndoshta, vetë trajneri ka dashur të jetë I lirë në verë për ndonjë aventurë më të mirë, ose ndoshta Federata dhe presidenti i saj, Duka, kanë dashur të presin për të parë nëse përfaqësuesja do të arrijë të shkojë në Botëror verën e ardhshme.

Në njoftimin zyrtar të institucionit ky rinovim cilësohet si shprehje e besimit tek Silvinjo dhe stafi I tij, dhe shtohet se kualifikimi në Kupën e Botës mbetet objektivi i madh.

Kombëtarja do të luajë në gjysmëfinalen e plej ofit në 26 mars në Varshavë ndaj Polonisë, ndërsa një finale e mundshme do të ishte në fushën e Suedisë ose Ukrainës.

Nën drejtimin e Silvinjos, kuqezinjtë u kualifikuan për herë të dytë në Kampionatin Europian në Gjermani vitin e kaluar, si dhe tani në plej ofin e Botërorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!