Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sylvinho ka parë një ndeshje “tjetër”/ Trajneri i Kombëtares: Ishte e vështirë, por pashë 3-4 lojtarë të rinj

schedule12:36 - 5 Shtator, 2025

schedule 12:36 - 5 Shtator, 2025

Miqësorja kundërt Gjibraltarit nuk ishte nga ato ndeshje që të ekzlatojnë. Fitorja 1-0 ndaj një rivali modest, por më shumë loja e skuadrës kuqezi në përgjithësi nuk la një shije të mirë. Trajneri Sylvinho pranon vshtirësitë, por preferon të marrë nga kjo sfidë gjërat pozitive, që ai ka parë.

“Një ndeshje e vështirë. E kam thënë që është gjithmonë e vështirë të përgatitësh një miqësore para një ndeshje të rëndësishme zyrtare siç është Letonia. Por ata kanë bërë shumë mirë, 3-4 lojtarë të rinj, që luajnë për herë të parë nga fillimi me ne. Kanë bërë shumë mirë, nuk është e thjeshtë për ta. Kemi bërë një paraqitje të mirë, në një ndeshje të vështirë, nuk ishte e thjeshtë”.

E sigurtë është që kombëtarja e Shqipërisë duhet të bëjë një tjetër ndeshje ndaj Letonisë të martën në “Air Albania”. Për kuqezinjtë nuk vlen asnjë rezultat tjetër në këtë fushatë eliminatore të “Botërorit 2026”

“Kemi bërë 3-4 ditë në këtë grumbullim, kemi parë se është një ambient shumë i mirë mes nesh. Do kthehemi në Tiranë dhe të presim publikun tonë, që të mund të na japë një shtysë të mirë se është një ndeshje e rëndësishme për ne. Duhet të japim gjithçka në fushë, ajo që duam ne është një atmosferë e mirë mes të gjithë nesh, edhe futbollistëve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!