Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sylvinho “fsheh” Shqipërinë, formacioni mister/ Trajneri i Kombëtares nuk zbulon asgjë për skuadrën anti Serbi

schedule19:07 - 10 Tetor, 2025

schedule 19:07 - 10 Tetor, 2025

Kombëtarja e Shqipërisë zbriti për herë të parë në fushën e stadiumit të Leskovacit për stërvitjen e fundit në vigjilje të sfidës shumë të rëndësishme kundër Serbisë. Më parë, trajneri Silvinjo doli përpara mediave për konferencën zyrtare, duke iu përgjigjur nga distanca deklaratave të kolegut të tij serb, Stojkoviç. Tekniku kuqezi u shpreh optimist, ndërsa tha se beson se skuadra do të japë maksimumin për të marrë një fitore.

“Edhe ne e dimë si luajnë ata. Por nuk do të them shumë. Ata që tani dinë shumë”.

Ishte kjo përgjigja, me pak humor, ironi dhe pa polemika e trajnerit Silvinjo, pas ngacmimit që kolegu I tij serb, Stojkovic kishte bërë pak orë më parë, duke thënë se nuk priste surpriza nga Shqipëria…

Me surpriza apo jo, kombëtarja kuqezi i ka idetë e qarta se çfarë do kërkojnë në Leskovac, siç nënvizon edhe vetë tekniku I saj në konferencën për mediat….

“Futbolli është I paparashikuar. Pastaj nuk mund të vendosësh bast dhe të thuash do fitoj. Unë kam qenë futbollist, trajner, kam luajtur në botëror, kam qenë me shqipërinë në Europian. Asnjëherë nuk kam parë që një ndeshje të fitohet pa u luajtur. Tani kemi më shumë eksperiencë, ndërsa në Tiranë pamë që kualiteti ishte I njëjtë. Në futboll nuk ka përqindje. Mund të them se do të zbresim në fushë për të marrë maksimumin”.

Sylvinho është I bindur edhe për diçka tjetër: sfida kundër Serbisë nuk është si gjithë të tjerat….

“Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po. Është ndeshja më e rëndësishme, ashtu siç ishte ajo përpara me Letoninë. Ashtu do të jetë ajo me Andorrën. Nuk është ndoshta më e rëndësishmja me Shqipërinë. Por më emblematikja. Kjo ndjehet në ajër dhe është bukur të luash këto ndeshje

Jemi të mësuar me presionin. Prandaj jemi këtu. Ky është një motivim më shumë, pasi kemi ardhur këtu në gjëndje për t;u kualifikuar.

Kush fiton hedh një hap të rëndësishëm. Si në si Serbia. Edhe ata e dinë këtë. Prandaj është një ndeshje e rëndësishme dhe e bukur për t’u luajtur”

Duke iu përgjigjur interesit të mediave serbe, që kërkonin mendimin e tij për skuadrën e tyre, Silvinjo nuk I harroi elozhet për kuqezinjtë….

 “Serbia ka një skuadër shumë të mirë dhe fizike në mbrojtje, Në sulm kanë shumë kualitet. Mund të thoja emrat e disa lojtarëve, por kanë një skuadër të fortë. Por edhe ne jemi një skuadër e fortë me lojtarë shumë të fortë. Mund të them shumë emra, Hoxha, Manaj, Broja, Asani, Daku, Laçi etj. Kam shumë besim te lojtarët që kam”.

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin e ndeshjes në Leskovac. Një seancë njohëse me fushën për skuadrën kuqezi, pasi Sylvinho nuk ka dashur të zbulojë asgjë nga stradegjia e tij përpara sfidës.

I rëndësishëm është fakti, që asnjë prej lojtarëve nuk ka probleme fizike, ndërsa I gjithë grupi është I gatrshëm për ndeshjen kundër Serbisë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!