Sylvinho: Fitojme me tifozët/ Trajneri “kuqezi” para sfidës ndaj Çekisë: Me publikun tonë, ne kemi një avantazh

schedule19:56 - 15 Nëntor, 2024

schedule 19:56 - 15 Nëntor, 2024

Objektivi mbetet i njëjtë.

Ashtu si në ditën e parë të grumbullimit, edhe përpara ndeshjes direkte kundër Çekisë, Silvinjo nuk e fsheh misionin për fitore, por eksperienca e detyron të largojë euforinë. Ajo I përket vetëm tifozëve që do të mbushin plotë stadiumin dhe që trajneri kuqezi pret të jenë një shtysë edhe për futbollistët në fushë.

“E kemi thënë që është një grup shumë i vështirë, nëse nuk është më i vështiri, është mes tyre. Duhet të shkojmë në fushë në 100%. Kemi shanse të mira nëse japim 100%. Me publikun tonë, ne kemi një avantazh. Ata kanë një pikë më shumë, ne kemi publikun tonë”.

Por përveç atmosferës, kombëtares së Shqipërisë i duhet një paraqitje ndryshe nga ajo e ndeshjes së parë në Pragë. Këtë Silvinjo e di më mirë se të gjithë….

“Është ndryshe, shumë e ndryshme. Mua më duket se janë ndeshje që vlerësohen detajet. Duhet kujdes në çdo moment për të bërë një ndeshje të bukur, një nivel përqendrimi të lartë, kërkon anën fizike, taktike, por të kërkon më shumë në nivel përqendrimi, duhet të bësh gjithçka me sytë hapur. Kemi luajtur 3 ndeshje me ta, praktikisht një derbi, por nuk ka lidhje, është ndryshe. Do të shkojmë fort në fushë dhe provojmë gjithçka, 100%”.

Nisja e grumbullimit dhe përgatitjeve nuk ishte nga më të mirat me lojtarët e dëmtuar që detyruan Silvinjon të ndryshojë listën. Por tekniku sheh vetëm përpara.

“Unë jam i lumtur dhe kam besim te ato lojtarë që kam. Ne do futemi për të dhënë 100% tonë. Nuk ka frikë nga kundërshtarit apo ndeshjes, hyjmë në fushë për 100%”.

Kombëtarja e Shqipërisë mbylli përgatitjet për ndeshjen kundër Çekisë me seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania”.

Të gjithë lojtarët zhvilluan programin e përgatitur nga stafi teknik, ndërsa siç tha edhe Silvinjo në konferencën për mediat 2-3 lojtarë nuk janë në formën e tyre më të mirë fizike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!