“Sylvinho duhet të rinovojë”, Kushta analizon Kombëtaren: Në Gjermani e morëm me frikë. Fituese të ‘Euro 2024″ shikoj Spanjën

schedule23:28 - 13 Korrik, 2024

schedule 23:28 - 13 Korrik, 2024

TIRANË- Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Kushta, i ftuar në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News analizoi ekipin tonë dhe paraqitjen në kompetcionin “Euro 2024” në Gjermani, i cili për fat të keq përfundoi shpejt.

Ai tha se kombëtarja jonë i mori më shumë frikë përballjet me Italinë dhe Kroacinë, ndërsa Spanja shtoi Kushta bëri një lojë relaksuese, por Shqipëria nuk arriti ta shfrytëzojë siç duhet atë episod.

“Ne e morëm me frikë. Spanja me ne bëri një ndeshje relaksuese, që të kalonte radhën, për të mos thënë që na e la”, tha ai.

I pyetur se si e vlerëson performancën e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, Kushta tha se në lojën e tij ka treguar frikë dhe se nuk e ka eksperiencën e duhur për të korrur sukses në të tilla kompeticione madhore, siç është Kampionati Evropian.

Ai shtoi se Sylvinho duhet të rinovojë me kuqezinjtë dhe të punojë fort për të korrigjuar gabimet, që sipas Kushtës i bëri me Shqipërinë në përballjet e grupit.

“I kam vënë një notë pozitive për eliminatore. Ai u tregua frikacak, ai nuk e ka eksperiencën. Të jemi me këmbë në tokë për kombëtaren tonë. Për mua Sylvinho duhet të bëjë një rinovim, të rritet si personaliet në trajnim dhe të shikojë të gjitha ndeshjet, për të evidentuar gabimet që ka bërë”, tha ai.

Sa i përket finales së Euro 2024, mes Spanjës dhe Anglisë, Kushta shikon si favoritë iberikët. Sipas tij, ata janë më teknik dhe më të shpejtë, ndryshe nga Anglia , e cila është më e ngurtë në fushë dhe kjo do ta penalizojë përballë një Spanje të shpejtë.

“Nuk kam besim tek Anglia, por finalja është e vështirë dhe finalja është një moment edhe psikologjikisht. Më mirë psikologjikisht është Spanja. Ata luajnë sikur vallëzojnë. Anglia është si një maune, ngjan si një rrugë e madhe. Anglia është e rëndë, dhe nuk e dimë se çfarë i mungon. Për mua Anglia s’duhet të shkonte as në finale. Spanja ka luajtur shumë mirë”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!