Sy të kuq dhe irritim të lëkurës, zëdhënësi i Abramovich konfirmon helmimin në takimin e negociatave

schedule19:19 - 28 Mars, 2022

schedule 19:19 - 28 Mars, 2022

Një zëdhënës i Roman Abramovich-it ka konfirmuar se oligarku rus dyshohet të jetë helmuar në fillim të këtij muaji pas takimit për të diskutuar bisedimet e paqes me negociatorët ukrainas.

Zëdhënësi nuk konfirmoi kush tjetër ishte në shënjestër ose cili ishte burimi i sulmit. Kujtojmë se Wall Street Journal raportoi më herët se tre persona që morën pjesë në negociatat në Kiev kishin pasur skuqje të syve, lot dhe irritim të lëkurës në fytyrë dhe duar.

Thuhet se Abramovich është në rregull tani pasi incidenti ndodhi disa javë më parë dhe ai do të vazhdojë me negociatat së bashku me palën e Ukrainës në përpjekje për t’i dhënë fund luftës. Sipas raportimeve, njerëz të afërt me oligarkun rus thonë se ai ka qenë i përfshirë në disa takime dhe po punon vetëm në emër të tij pasi u pretendua se atij iu kërkua ndihmë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!