Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se Lista Serbe është kundër mbajtjes së zgjedhjeve në veri të vendit sepse e ka humbur mbështetjen nga komuniteti serb.
Deklaratën, Sveçla e dha këtë të premte gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.
Sveçla u shpreh se Kosova nuk guxon që të bjerë në shabtazh të atyre të cilët, sipas tij, ndihen të rrezikuar nga sundimi i ligjit.
Ndër të tjera, ai nënvizoi se Policia e Kosovës, por edhe Ministria e Brendshme është në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në mënyrë që zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në katër komunat në Veri të vijojnë dhe të përfundojnë suksesshëm.
“Pse një Listë ndihet e rrezikuar nga sundimi i ligjit nga mungesa e humbja e përkrahjes nga dora e zgjatur e ligjit ne nuk guxojmë të biem në shantazh të tyre. Nuk duhet të presim që Lista Serbe të na thotë se a duhet të mbajmë zgjedhjet apo jo apo do ta bojkotojë apo jo. Një prej arsyeve që ata nuk janë për zgjedhje është për shkak se brenda komunitetit që jeton atje kanë humbur mbështetjen”, theksoi ai./abcnews.al