“Surrogacia” dhe aborti/ Debat në “Real Story”, Gjikondi: Mazhoranca e përkohshme nuk mund të marrë vendime të tilla. Gjebrea: Edhe ligji në ’95…

schedule20:27 - 16 Maj, 2024

schedule 20:27 - 16 Maj, 2024

Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, i cili ka për qëllim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese në vend është tema e kësaj të enjte në “Real Story”.

Nëpërmjet ndryshimeve të propozuara, Ministria e Shëndetësisë synon të rregullojë më ligj shtatzëninë surrogate, riprodhimin in Vitro, abortin etj.

Mirëpo, duket se ky vendim nuk është pritur mirë nga të gjithë, pasi ka shkaktuar debate. Më i fundit ka ndodhur në emision mes juristes Brizida Gjikondi dhe ish.zëvendës ministres së Brendshme, Elona Gjebrea.

Pjesë nga debati:

Gjikondi: Ka pak femra që nuk kanë kaluar nëpër aborte. Mua më duket shumë sensitive që shteti të fusë duart. Unë gjithmonë jam për lindjen e fëmijëve dhe adoptimin e tyre.

Varet dhe nga mosha e fetusit dhe shëndeti. Unë di raste që ka qene me tumor dhe kanë qene shtatzënë, kanë vendosur që jo, pavarëisht se unë mund të humbas jetën, këtë fëmijë do e sjellë në jetë.

Unë do të doja që tema kaq të rëndësishme dhe që janë vendime shumë sensitive, edhe nuk mund ti marrë një mazhorancë e përkohshme dhe që sjellin vendime afatgjata në një familje”.

Gjebrea: Gjëja që e parë që dua të them është që ligji në një nga nenet e tij neni 5 ka të bëjë me një nga të drejtat themelore të individit dhe është shumë e rëndësishme të theksohen të gjitha të drejtat që përmenden aty. Nga ana tjetër, dëshiroj të theksojë që unë kam marrë me vete dy ligje. Ligji në vitin 1995 rregullon dhe moshën kur mund të bëhet, edhe ligji i vjetër dhe i ri e kanë moshën 16 vjeç.

Një vajzë që nuk do ta mbaj fëmijën do ta detyrosh?

Gjikondi: Shteti ka për detyrë që në rast se ajo vajzë nuk do ta mbajë, do ta çojë shtatzëninë deri në fund dhe ta çojë në shtëpinë e fëmijës./abcnews.al