“Surprizon” moti, sot rrebeshe shiu në këto zona

schedule07:22 - 11 Korrik, 2020

schedule 07:22 - 11 Korrik, 2020

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët mbizotëron në të gjithë vendin deri në orët e pasdites kur në zonat Veri-verilindore dhe Juglindore vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë rrebeshe shiu. Mbrëmja dhe nata ri-kthejnë sërisht kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen me 2 gradë në mesditë duke u luhatur nga 18°C deri në 37°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – duke krijuar brigjet detare dallgëzim  2-3 ballë. /abcnews.al