Genta Ismajli është padyshim një ndër personazhet më të dashur të ekranit. Këngëtarja po shijon prej kohësh një lidhje dashurie me partnerin turk, Ustah ku nuk ngurojnë t’i shprehin publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Së funmi, në një video të publikuar në instagram, Genta ka habitur ndjekësit me fizikun e saj. Ka qenë Ustah, i cili xhiroi Gentën duke ecur në natyrë, ku artistja shihet më e shëndoshë.
Çifti aktualisht janë duke qëndruar në Amerikë. Përsa i përket muzikës, Genta solli projektin më të fundit në duet me Feron 4 muaj më parë ndërsa ende nuk ka konfirmuar ndonjë projekt të ri për këtë verë. /abcnews.al