Surprizon djali i David Beckham, i dedikon tatuazh gjyshes së bashkëshortes

schedule09:54 - 1 Qershor, 2022

schedule 09:54 - 1 Qershor, 2022

Brooklyn Beckham është i famshëm për shumë nga tatuazhet e tij dhe së fundmi për jetën e tij private, veçanërisht raportin me bashkëshorten, Nicola Peltz. Menjëherë pas martesës së tyre, 23-vjeçari bëri një tatuazh kushtuar gjyshes së të partneres së tij, Gina Heffner.

Më konkretisht, djali i Victoria dhe David Beckham bëri një lepur për të nderuar Heffnerin, pasi familja e saj e quajti ‘Lepurush’. Peltz postoi një foto të Brooklyn-it duke bërë tatuazhin dhe ka shkruar: “Zemra ime sapo u shkri. Ai bëri një tatuazh për gjyshen time. Të dua shumë Brooklyn.”

23-vjeçari ka bërë tatuazh edhe zotimet e dasmës në shpatullën e djathtë, të cilat janë si më poshtë:

“Nicola kur vjen drejt meje në dasmë ishe po aq e bukur sa dikur. Më lejoni të filloj duke thënë se fjalët nuk mund të përshkruajnë as dashurinë time për ty. Vetëm duke parë ty shoh të ardhmen time dhe më duket si një ëndërr. Ti je bota ime dhe unë vazhdoj të dashurohem me ty çdo ditë e më shumë. Të kem ty në jetën time është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë sepse më bëre njeriun që jam sot. Unë premtoj të jem partneri më i mirë, bashkëshorti më i mirë dhe të kujdesem për ty, të të bëj të qeshësh, të ndihesh i sigurt dhe i dashuruar. Mezi pres të jetojmë ëndrrat tona së bashku dhe të kemi shumë fëmijë dhe të jem i joti përgjithmonë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!