Surprizon burri, lë bakshish 3.000 $ për një birrë në restorantin që po mbyllej nga Covid

schedule22:30 - 23 Nëntor, 2020

schedule 22:30 - 23 Nëntor, 2020

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një burrë ka lënë bakshish 3.000 dollarë për një birrë në një restorant që po mbyllej për shkak të pandemisë me COVID-19.

Burri ishte futur në “Nighttown” të dielën, në Cleveland dhe kishte porositur një birrë dhe më pas kërkoi faturën e cila erdhi me 7.02 dollarë.

Pronari i restorantit, Brendan Ring u shpreh se burri i uroi çdo të mirë dhe i tha ta shpërndante bakshishin me katër punonjësit e tij.

Derisa po largohej, Ring shikoi bakshishin dhe pa se kishte lënë 3.000 dollarë.

“U nisa drejt tij, por ai tha se nuk kishte asnjë gabim dhe se do të shiheshim kur ta rihapja restorantin”, tha ai. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!