Surprizon biondia e lajmeve, shfaqet si agjente shitjesh në “E ardhmja është vajzë”

schedule21:20 - 12 Maj, 2021

schedule 21:20 - 12 Maj, 2021

Ka nisur mbrëmjen e sotme, puntata e radhës e emisionit “E ardhmja është vajzë”. Të ftuara janë dy vajza, njëra pjesë e ekranit, biondia simpatike Blerta Tafani, e cila tani është një spikere ikon në RTSH. Ndërsa e ftuara tjetër i përket biznesit. Bëhet fjalë për menaxheren e shitjeve në Century 21, Arlinda Kora.

Në rubrikën e parë “Unë jam ti”, vajzat kanë ndërruar profesinet me njëra-tjetrën. Ato janë futur në petkun e një profesioni që nuk e kanë bërë kurrë më parë.

Ajo që ka surprizuar ishte Blerta, e cila i ka befasuar të gjithë si agjente shitjesh.

“Shpresoj që shtëpia të shitet”, tha spikerja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!