Surprizoi Monikën por i uroi fitoren Donaldit, hyrja e Fifi-t shkakton debat në shtëpi

schedule22:22 - 28 Janar, 2022

schedule 22:22 - 28 Janar, 2022

Hyrja e Fifi-t dhe takimi me Donaldin gjatë puntatës së kaluar ka shkaktuar debate mes banorëve në shtëpinë e Big Brother. Mes të tjerash, Arjola ishte ajo e cila shprehu habinë se nuk e ka kuptuar dashurinë e madhe që lindi papritmas mes Fifit dhe Donaldin.

Sipas saj, Fifi ka pasur persona të tjerë që i kanë ndenjur më pranë kur ishte brenda në shtëpi. Ky diskutim vazhdoi dhe gjatë spektaklit të sotëm nga Iliri, Donaldi dhe Arjola. Kjo e fundit tha se nuk është ndjerë mirë se të njëjtën gjë, fitoren, ia ka thënë edhe asaj kur po linte shtëpinë.

Pjesë nga biseda

Iliri:
Këto janë problemet që shkakton ajo që shkakton dashuria e gjithanshme kundrejt një personi ose atë që realisht personi mendon për persona të tjerë. Nuk do i thoja kurrë në sy të Sabit që të fitojë një tjetër. Fifi do që të fitojë Donaldi, në dy momentet e ka përcaktuar këtë gjë. Ndoshta sepse nuk e shikon Monikën të fortë. Donaldi ka më shumë shanse se Monika.

LEXO EDHE: Qeshën pas incidentit, Einxhel flet nga Spitali Hygeia dhe ka diçka për t’ju thënë banorëve

Arjola: Nuk kam pasur pritshmëri, në momentin që 2 personave ja ka thënë të njëjtën gjë, Donaldit 3 herë, për mua ka qenë sa për sy e faqe, nuk i heq asnjë presje e pikë.

LEXO EDHE: Dalin pamjet, momenti kur Einxhel largohet nga shtëpia dhe niset drejt spitalit Hygeia

Donald: Duhet të ishte edhe Fifi! Nuk e kuptoj çfarë i vret kaq shumë që kjo gjëja është diskutuar kaq shumë. Unë nuk e kuptoj pse duhet bërë kaq e madhe! Ndoshta nuk kam qenë njeriu më i afërt me Fifin, por ka pasur disa momente kyçe që e kam kuptuar shumë mirë dhe anasjelltas, gjendjen time dhe mënyrën si jam ndjerë.

Ty të kanë mbështetur të gjithë këtu brenda Arjola, jo sa ç’të kemi mbështetur ne ty. S’kemi dashur të të sulmojmë, s’kemi dashtur të ta themi edhe ndonjë fjalë më shumë, të kam lënë, lëre Arjolën lëre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!