Surprizë në FA Cup! Liverpool “out”, Chelsea dhe Newcastle kualifikohen

schedule23:17 - 3 Mars, 2020

schedule 23:17 - 3 Mars, 2020

FA Cup është kupa e surprizave në Angli. Kompeticioni më i vjetër në botë nuk “harron” asnjëherë të na befasojë dhe pikërisht këtë gjë, ka bërë edhe sot. Liverpool është eliminuar nga Chelsea, me rezultatin e pastër 2-0.

Blutë e Londrës ishin dominues në fushën e tyre dhe e merituan plotësisht fitoren. Liverpool duket se është në një “mini-krizë”. Pas humbjes 3-0 ndaj Watford në Premier League, të kuqtë e Jurgen Klopp mposhten dhe nga Chelsea, madje, kanë harruar edhe të shënojnë.

LEXO EDHE: VIDEO | Gafë e pafalshme e Adrian, Chelsea ndëshkon shpejt Liverpoolin

Willian dhe Barkley vendosën fatet e sfidës me golat e tyre. Newcastle fitoi në transfertë 2-3 përballë West Brom, duke u kualifikuar në çerekfinale, ndërsa sfida Reading-Sheffield, ka shkuar në shtesa./abcnews.al

LEXO EDHE: VIDEO | Gol spektakolar në Londër, Liverpool pranë eliminimit nga Kupa

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!