Fillon një muaj i ri, i pari i verës dhe për disa shenja të horoskopit pritet të jetë shumë i mirë!
Qershori, sipas parashikimeve të yjeve, fsheh zhvillime dhe surpriza të këndshme dhe të pakëndshme për disa shenja të horoskopit. Disa do të jenë të vështira, ndërsa të tjera jo vetëm që do t’i lehtësojnë, por do t’u dhurojnë momente unike në fusha të ndryshme të jetës së tyre! Lexoni më poshtë se cilat janë ato dhe nëse jeni në to, përgatituni ta nisni këtë verë në mënyrën më të mirë!
Tre shenjat me fat që do të jenë unike në qershor janë:
Dashi
Qershori do t’ju dërgojë në majat e lumturisë dhe suksesit përmes fitoreve personale dhe profesionale që do të arrini, duke pasur në krah Zeusin që sjell favore. Fati do jetë në anën tuaj dhe do jeni në humor për të pushtuar gjithçka dhe sigurisht që do ia dilni. Me besim, vendosmëri dhe shumë pasion për herë të parë do të fitoni para dhe do të keni sukses të madh në dashuri. Por argëtimi dhe koha e mirë nuk do të mungojnë nga muaji që sapo ka nisur. Do bëni shëtitje, udhëtime dhe në përgjithësi do kaloni një kohë të mrekullueshme.
Demi
Muaji i parë i verës do ju dhurojë momente unike dhe do ju bëjë të buzëqeshni gjerësisht. Do merreni shumë me veten dhe pamjen tuaj, do të rinovoheni dhe kjo do ju bëjë të ndiheni shumë të sigurt. Në fushën e dashurisë do të keni shumë pushtime dhe do të bëni disa njohje të reja që do t’ju emocionojnë dhe ndoshta do ju çojnë drejt diçkaje të re, ndryshe dhe shumë premtuese për të ardhmen. Nga ana tjetër, në biznesin tuaj do të gjeni lehtësisht zgjidhje për çështje të ndryshme që ju shqetësojnë dhe kjo do t’ju lehtësojë mjaftueshëm për të vazhduar me pjesën tjetër të planeve tuaja. Më në fund do shihni se financat tuaja do të rriten dhe do të fitoni disa para shtesë që nuk i prisni nga një marrëveshje që do ta mbyllni.
Shigjetari
Qershori do jetë një muaj shumë i mirë për ju Shigjetarë. Në fushën e dashurisë, personat e lirë të shenjës së zodiakut do të shkëlqejnë me shumë pushtime që do t’ua ngrisin në qiell vetëbesimin, ndërsa të përkushtuarit do afrohen më shumë me partnerin dhe thjesht do kalojnë një kohë të mrekullueshme së bashku. Nga ana tjetër, në biznesin tuaj do të keni një periudhë shumë të mirë. Do jeni shumë kreativë dhe do keni ide të reja që do ta çojnë punën tuaj një hap më tej. Me guxim dhe pasion do pretendoni më shumë gjëra dhe do i arrini dhe njëkohësisht do të fitoni përshtypjet e eprorëve, të cilët do t’ju ndihmojnë të bëheni më të mirë. Një promovim dhe rritje janë ndër skenarët e mundshëm në fund të këtij muaji./abcnews.al