Surpriza në Tiranë për Vitin e ri Kinez

schedule20:57 - 26 Janar, 2019

schedule 20:57 - 26 Janar, 2019

Në prag të festës së viti të ri kinez, arti dhe kultura e këtij vendi kanë zbritur në Tiranë. Sheshi “Skënderbej” është pushtuar nga personazhet karakteristike të kulturës kineze të cilat kanë surprizuar jo pak qytetarët e shumtë që kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë një foto.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me ambasadën kineze, kanë menduar për të sjellë një atmosferë fantastike në shesh, ndërsa nuk do të mungojë spektakli me drita dhe me muzikë karakteristike kineze.

Viti i ri kinez do të festohet në 1 Shkurt. Kalendari tradicional kinez, është ndryshe nga ai Gregorian dhe data e kalimit nga viti i vjetër në të riun mund të variojë midis 21 Janarit dhe 19 Shkurtit. Festimet zgjasin 15 ditë dhe përfundojnë me festën e fenerëve kur fëmijët kalojnë me dritat shumëngjyrëshe në një paradë tradicionale që korrenspondon me hënën e plotë. /tvklan.al