Surpriza në Kupën e Kosovës, caktohen katër gjysmëfinalistët

schedule15:58 - 18 Mars, 2021

schedule 15:58 - 18 Mars, 2021

Kosova mbylli sot fazën çerekfinale të Kupës, ku u përcaktuan edhe katër ekipet, që do luftojnë për dy vende në finalen e madhe. Ditën e sotme, Istogu arriti të fitojë me penallti, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe në shtesën 30 minutëshe nuk kishte gola.

Në ndeshjen tjetër Llapit i mjaftoi koha e rregullt për të mundur 1-2 Trepça ’89 dhe për të siguruar një vend në gjysmëfinale. Për skuadrën nga Podujeva shënuan Januzi dhe Veliu, ndërsa goli i Darwish nuk i mjaftoi Trepçës për të çuar ndeshjen të paktën në shtesë.

 

Ditën e djeshme u përcaktuan edhe dy gjysmëfinalistët e tjerë. Dukagjini arriti të mundë Drenicën e Bledar Devollit me shifrat 1-0, ndërsa Prishtina mposhti Feronikelin pas gjuajtjes së penalltive, teksa koha e rregullt dhe shtesa ishin mbyllur pa gola, duke plotësuar kështu katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!