Surpriza Ndoka dhe kushti i Topit, ABC zbërthen çfarë po ndodh në zyrën e Bashës

schedule19:16 - 24 Shkurt, 2021

schedule 19:16 - 24 Shkurt, 2021

Partia Demokratike hartoi një marrëveshje me 13 aleatë për të garuar së bashku në zgjedhje, e cila pritet që të firmoset deri në mesnatë kur është afati i fundit për t’u dorëzuar në KQZ. Por jo të gjithë e kanë firmosur deri tani.

Surpriza ishte Nard Ndoka që nuk pranoi që të firmoste, të paktën deri tani, ndërsa negociatat vijojnë.

Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj zbërthen orët e fundit të negociatave në zyrën e Lulzim Bashës.

Aleatët duan që logot e partive të tyre të mos mungojnë në fletën e votimit. Edhe tani që flasim ka negociata, përfaqësuesi i FRD-së Sali Shehu gjendet në selinë e PD-së.

Është surprizë ajo që po ndodh me Nard Ndokën, që ka refuzuar të firmosë paktin me Bashën. Nuk i është ofruar një vend i sigurt në listën e PD-së në Shkodër.

PD nuk ka mbyllur marrëveshjen me Nard Ndokën dhe partinë e Bamir Topit, që pret që të ketë një vend të sigurt në Tiranë” tha ai.

Sot dorëzohet lista e koalicionit, ndërsa deri në 5 mars palët kanë afat për të dorëzuar listat e kandidatëve me pozicionet./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!