Sheffield United u rikthye pas shumë sezonesh në Premier League dhe po i befason të gjithë më lojën dhe rezultatet e arritura. Klubi 131-vjeçar (i mbush në fundin e marsit) është ndër surprizat më të bukura të këtij sezoni në ishull.
Billy Sharp shënoi një nga golat në fitoren shtëpiake 2-1 kundër Bouremouth. Ky sukses e ka ngjitur Sheffield në vend të pestë me 39 pikë dhe zona Champions është vetëm dy pikë larg. Sulmuesi nuk kënaqet me kaq dhe ka ambicie më të madha për vijimin e sezonit.
“Duhet të përpiqemi të arrijmë skuadrat që janë sipër nesh, duke vazhduar të luajmë si ndaj Bouremouth. E nisëm keq ndeshjen, edhe kushtet atmosferike nuk ishin të mira, por u treguam të aftë për të rregulluar gjithçka. Po zhvillojmë një sezon fantastik“, deklaron kapiteni i skuadrës. /abcnews.al