Surpriza e madhe e merkatos, Sarri kërkon shitjen e yllit të ekipit

schedule10:31 - 9 Janar, 2020

schedule 10:31 - 9 Janar, 2020

Juventusi fitoi garën me Barcelonën dhe PSG verën e kaluar dhe ia doli të siguronte shërbimet e Matthijs De Ligt. 20-vjeçari holandez zhvilloi një sezon fantastik me Ajax dhe tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha europiane. Bardhezinjtë vepruan më shpejt se të gjithë, paguan 75 milionë euro në arkat e “Harkëtarëve”, ndërsa De Ligt firmosi një kontratë 5-vjeçare.

Përshtatja me futbollin specifik italian nuk ka shkuar pa probleme dhe gafat nuk kanë munguar. Lojtari po mëson dhe po rritet nga ndeshja në ndeshje, por Maurizio Sarri nuk është bindur ende për cilësitë e tij. Daily Mail lëshon “bombën” dhe thekson se fundi i sezonit mund të gjejë me një tjetër ekip.

Trajneri preferon më shumë turkun Demiral dhe së shpejti rikthehet edhe kapiteni Chiellini. Diçka e tillë mund të zvogëlojë hapësirat e De Ligt, i cili mund të transferohet te Barcelona në verë. Diçka e paimagjinueshme pak kohë më parë, por Sarri mbetet i bindur për këtë lëvizje. Për momentin, pasi De Ligt ka ende kohë për të bindur trajnerin dhe Juventusin që kanë kryer investimin e duhur. /abcnews.al

 

Matthijs De Ligt

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!