Surinami anulon njohjen e pavarësisë së Kosovës

schedule15:16 - 31 Tetor, 2017

schedule 15:16 - 31 Tetor, 2017

Mediat kosovare publikuan dokumentin që vërteton se Surinami ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Më herët gjatë ditës ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, gjatë një konference urgjente për mediat deklaroi se autoritetet e Surinamit kishin tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, në 27 tetor. Mediat serbe publikuan fillimisht dokumentin me të cilin revokohet njohja e pavarësisë së Kosovës që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar. Ministria e jashtme e Kosovës vazhdon të mohojë se është anuluar njohja nga Surinami duke thënë se Daçic po shpif. Madje ata thonë se tërheqja e njohjes as që ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!