Superoperacioni i antidrogës në Mat, gjykata jep vendimin për 14 të arrestuarit

schedule13:48 - 30 Janar, 2022

schedule 13:48 - 30 Janar, 2022

Gjykata e Matit  këtë të dielë ka dhënë vendimin për 14 të arrestuarit në të operacionit të anti-drogës “Kepi i Vozajve”.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjykata ka vendosur masën arrest me burg për 10 të arrestuarit dhe arrest shtëpie për 4 prej tyre.

Togat e zeza caktuan masën e ‘arrestit me burg’ për shtetasit; Gëzim, Vilson, Idajet,  Lezan, Mehmet, Albert, Agim dhe gestian Koleci, Fatjon Doda dhe Rasim Gjeëuka, ndërsa në arrest shtëpie shtetasit Gazmir Gjeçuka, Esat Kolecit dhe Asim Hespapas.

Sipas policisë, organizator i kësaj veprimtarie kriminale është Gëzim Koleci, me detyrë kryetar i fshatit Lam i Madh, i cili organizonte punën për kultivimin e bimëve, dhe më pas gjetje e tregut që e siguronte nëpërmjet djemve të tij.

LEXO EDHE: Super operacioni, goditet “La Famiglia” në Burrel: Mbushën fshatin me kanabis

Të gjithë pjesëtarët e arrestuar kanë lidhje fisnore me njëri-tjetrin.

Ndërkohë kujtojmë se sipas hetimeve rezulton se të arrestuarit funksionin si grup kriminal për kultivim droge. Ata janë përgjegjës për të paktën 5 episode të kultivimit dhe posedimit të drogës. Sipas policisë bëhet fjalë për një aksion të hetuar që nga viti 2019.

Konkretisht, janë identifikuar e asgjësuar nga policia këto raste:   Më datë 27.09.2019, janë konstatuar gjithësej 89 bimë. Më datë 01.10.2019, janë konstatuar gjithësej 95 bimë. Më datë 04.09.2020, janë konstatuar gjithësej 99 bimë. Më datë 15.09.2020, janë konstatuar gjithësej 61 bimë. Më datë 17.09.2020, janë konstatuar gjithësej 188 bimë, si dhe janë konstatuar 3633 bimë në proces tharje./abcnews.al