Supermodelja tropojane që po mahnit Gjermaninë: Kam mësuar shumë nga Heidi Klum

schedule10:43 - 7 Prill, 2023

schedule 10:43 - 7 Prill, 2023

Ida Kulis është supermodelja shqiptare që po bën namin në Gjermani. Ajo tashmë po konkuron në “Germany’s Next Top Model”, pjesë e të cilës janë emra shumë të njohur si për shembull Heidi Klum.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ida tregoi të gjithë rrugëtimin e saj nga ëndrra e realizuar e nënës së saj për t’u bërë modele, komunikimi dhe lirshmëria që ka deri te eksperienca e bukur që po përjeton.

“Unë i kam prindërit të dy nga Tropoja, por mbiemrin që kam zgjedhur e kam artistik. Jam shqiptare 100%, por Ida Kulis dëgjohet pak më lehtë sepse jemi edhe në Gjermani dhe e mbajnë mend më mirë.

Ka qenë një ëndërr e madhe për tu bërë modele, edhe mami kur ka qenë e re ka dashur të bëhet modele, por ka qenë një kohë më e vështirë atëherë. Tani kam mbështetjen e të dy prindërve dhe gëzohem shumë sepse kam konfidencën dhe prandaj jam gati për këtë fazë.

Kur kam qenë e vogël, jam rritur në Greqi dhe me familjen kemi udhëtuar shumë. Prandaj më është dashur të flas me shumë njerëz, të jem aktiv, të kem komunikim më të hapur. Jam shumë mirë kështu siç jam.

Kanë qenë 29 vajza dhe ka qene shumë konkurencë e madhe. Nuk kam ditur si funksionon kjo punë me Heidi Klum. Por jam ndjerë shumë mirë, kam mësuar si të sillem me kamerat, sepse kemi pasur edhe shumë intervista me të famshëm si në anglisht dhe gjermanisht”, rrëfeu ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!