Supermarketet në Mbretërinë e Bashkuar po vendosin kamera për të gjetur moshën e blerësve të alkoolit

schedule05:11 - 3 Shkurt, 2022

schedule 05:11 - 3 Shkurt, 2022

Zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar testimin e një sistemi të automatizuar të verifikimit të moshës, për të ulur kohën që stafi kontrollon moshën e personit që blen alkol. Gjatë testimit do të përdoren kamera që mund të vlerësojnë moshën e çdo klienti. Kamerat  janë pjesë e një testi të teknologjive të Home Office për të ndihmuar në shitjen e alkoolit.

Rrjetet e supermarketeve Asda, Co-op dhe Morrisons po instalojnë sistemin në disa dyqane. E njëjta teknologji përdoret tashmë në dyqanin pa arka të rrjetit të supermarketeve Aldi në Londër. Nëse klientët pranojnë, kamera do të gjej moshën e tyre, duke përdorur algoritme të trajnuara në një bazë të dhënash të fytyrave anonime raporton gazetarja Jane Wakefield e “BBC-së”. Nëse vendos se janë nën 25 vjeç, ata do të duhet t’i tregojnë një kartë indetiteti një anëtari të stafit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!