Superliga nis sot ndeshjet e javës së 3

schedule15:47 - 31 Gusht, 2018

schedule 15:47 - 31 Gusht, 2018

Skënderbeu pret Laçin në ndeshjen e sotme të Superligës, në orën 19:45. Kampionët besohet se janë favoritë, por trajneri Shehi bën thirrje për kujdes.

Fillimi i mirë, gjysma punës, veçse jemi ende në start.

Skënderbeu, pas arritjes së dy fitoreve radhazi në sezonin e ri të Superligës, nuk ka synim tjetër veçse t’ia dalë përsëri, këtë herë në fushën e vet ndaj Laçit.

Partizani e Kastrioti u kaluan me sukses, madje edhe kurbinasit u mposhtën tri javë më parë në Superkupë, por trajneri Orges Shehi bën thirrje për kujdes.

“Është një kundërshtar që para tre-javësh laujtëm për superkupë, por ndeshja për superkupë ka një specifikë tjetër, nuk është njësoj me të kampionatit. Luajmë me një skuadër të mirë, të re që të jep përshtypjen e një skuadre kompakte. Ka katër pikë prandaj është një ndeshje e vështirë, sidomos që luajmë pa tifozë”, tha Shehi.

Skënderbeu duket sikur sërish është favorit për titullin, por Shehi ka mendim tjetër.

“Kampionati shqiptar për mendimin tim është i fortë, sidomos këtë vit mund  të fitosh me të gjitha dhe mund të humbasësh me të gjitha. Pra të gjitha skuadrat duan vlerësim dhe duan mobilizim maksimal”, u shpreh Shehi.

Si do të luajë skuadra kampione, në sfidën e orës 19:45?

A do të ketë ndryshime, meqë janë afruar lojtarë të rinj, si Fili.

“Pas disa orësh do ta shfaq formacionin tonë. Fili është një lojtar që i ka treguar vlerat në kampionatin tonë. Është i përshtatshëm në kampionatin tonë jo si disa të tjerë që kanë ardhur në kampionate të ndryshme pa ndonjë farë përshtatje, por është një lloj sulmuesi tjetër që ka ardhur, kështu që duke parë edhe gjendjen e tjerëve do të bëjmë listën e 18 lojtarëve të gatshëm”, theksoi Orges Shehi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!