Superleku “rrëzon” Dollarin/ Rënie rekord, nivelet me të ulëta që prej vitit 2008

schedule14:47 - 21 Gusht, 2024

schedule 14:47 - 21 Gusht, 2024

Monedha amerikane ka pësuar një rënie të fortë në kursin e këmbimit përballë lekut. Aktualisht një dollar po këmbehet me 89 lekë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë një kurs i tillë është regjistruar për herë të fundit në Shqipëri para 16 viteve. Në vitin 2008  ku ekonomia botërore ishte e përfshirë nga një krizë financiare dollarë këmbehej rreth këtij niveli me lekun. Ekspertët e vlerësojnë pozitive faktin e dobësimit të dollarit pasi është monedha me të cilën blihen  karburantet e kryesisht nafta. Ky kurs pritet të ndikoj në një ulje ët mëtejshme të çmimit. Monedha Kombëtare shqiptare duket se ka fituar revansh kundrejt të gjitha valutave të huaja ne vend. Ndërkohë që monedha europiane vijojë të qëndrojë në nivelin e 99.6 lekëve . Monedha europiane ra nën kufijtë e 100 lekëve në fillim të gushtit dhe vijon që të  dobësohet.

Ekspertët e shpjegojnë këtë dobësim me  fluksin turistik por edhe me remitancat që emigrantët sjellin  pranë familjeve të tyre në verë. Ndërkohë që  parashikohet që ky kurs këmbimi i euros dhe lekut të jetë një normalitet i ri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!