Superkupa e Spanjës në Arabinë Saudite, gjysmëfinale “zjarr”

schedule19:25 - 11 Nëntor, 2019

schedule 19:25 - 11 Nëntor, 2019

Milionat kanë çuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite. 120 milionë euro për tre vite kanë mjaftuar që Federata Spanjolle e Futbollit të miratonte formatin e ri një vit më parë dhe për këtë trofe do të luftojnë katër klube, Barcelona, Atletico Madrid, Valencia dhe Real Madrid.

Tashmë janë zyrtarizuar datat dhe çiftet gjysmëfinaliste. Më 8 dhe 9 janar do të zhvillohen takimet Barcelona-Atletico Madrid dhe Valencia-Real Madrid. Shorti u hodh ditën e sotme, ndërkohë që finalja do të zhvillohet me 12 janar. Një “El Clasico” në finale do ishte shumë interesante.

Barcelona merr pjesë në këtë turne si fitues i kampionatit, kurse Valencia si triumfuar në Kupën e Mbretit. Atletico e ka siguruar pjesëmarrjen si nënkampion, ndërsa Reali i Madridit si finalist i Kupës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!