Superkupa e Spanjës: 13 katalanas synojnë trofeun e parë, efekti Ronald Koeman

schedule11:19 - 17 Janar, 2021

schedule 11:19 - 17 Janar, 2021

Sonte ne 21:00 në “Estadio de la Cartuja” luhet finalja e Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao. Te katalanasit, veçanërisht në këtë sezon ka ndodhur një ristrukturim i plotë dhe shumë të rinj i janë bashkuar ekipit të Koeman.

13 lojtarë të Barçës sonte kanë mundësinë të fitojnë trofeun e parë me klubin katalanas. Neto, Dest, Araujo, Mingueza, Junior, De Jong, Pjanic, Pedri, Matheus, Griezmann, Trincao, Braithwaite dhe Fati (i dëmtuar) kanë mundësinë e artë sonte për ta nisur mbarë këtë sezon.

 

Statistikë kjo, që tregon qartë se në “Camp Nou” po ndodh revolucion i plotë dhe të rinjtë po fitojmë hapësirën e munguar në sezonet e shkuara. Në skuadrën aktuale, Messi është lojtari me më shumë tituj (34), i ndjekur nga Pique (29) e Busquets (29).

Leo është në kohë për të thyer edhe rekordin e lojtarit më me shumë tituj në histori, i mbajtur nga Dani Alves me 42 trofe. Nëse Messi fiton sot Superkupën e Spanjës renditet në vendin e dytë, duke barazuar Iniestën dhe Maxwell me nga 37 trofe.

Ajo që bie në sy në këtë listë rekordmenësh është fakti se të katërt lojtarët më me shumë trofe janë katalanas ose ish-katalanas. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!