Ish-mesfushori spanjoll i Milanit, Suso, tashmë mbron ngjyrat e Sevilla, ku fitoi Europa League dhe ndihmoi klubin e tij të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League këtë sezon. Ndeshja e radhës për të dhe Sevillan, është Superkupa e Europës, ku përballë është Bayern Munchen. Për këtë ndeshje dhe tema të tjera, Suso u shpreh:
“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë asgjë nga e gjitha kjo. As në ëndrrat e mia më të bukura. Flejmë mirë, i pari nuk na linte të pushonim (qesh). Tani jemi kthyer nga pushimet për t’u stërvitur. Kam hequr “prizën” për pak kohë. Kisha nevojë. Kam ruajtur fanellën dhe medaljen e Europa League. Janë të varura në vitrinë. Jam shumë i lumtur.
Kur shkon në finale, je shumë i kënaqur me rrugën që ke bërë, por kur fiton je akoma më shumë. Tani e ka radhën Superkupa e Europës kundër Bayern Munich. Janë të fortë, por në këtë nivel nuk ekzistojnë ndeshje të lehta. Ata kanë një lojë shumë të mirë, por edhe ne mund të përdorim armët tona. Duhet të mbrohemi mirë dhe më pas të godasim siç dimë, duke shfrytëzuar karakteristikat tona”, u shpreh Suso./abcnews.al