Superkompjuteri vlerëson shanset e Real Madridit për të fituar titullin

schedule18:47 - 28 Shkurt, 2023

schedule 18:47 - 28 Shkurt, 2023

Real Madrid aktualisht është shtatë pikë prapa Barcelonës që mban kreun e La Liga , me 15 ndeshje të mbetura këtë sezon.

Superkompjuteri AI i zhvilluar nga FiveThirtyEight nuk mendon se Los Blancos do të shpallen kampion.

Ata kanë parashikuar që Real Madridi ta përfundojë sezonin në vendin e dytë.

Los Blancos pritet ta mbyllin sezonin me 83 pikë dhe u jepet 22% mundësi për të ngritur trofeun e La Ligës.

Ndërkohë, Barça parashikohet të përfundojë me 89 pikë dhe i është dhënë një shans i madh 78% për të shkuar deri në fund për të fituar titullin. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!