Superiorja rikthehet me duele të rëndësishme të premten dhe Partizani-Vllaznia është një nga sfidat që pritet me më shumë interes, pasi të kuqtë me një fitore do afroheshin edhe më shumë me titullin kampion.
Trajneri Ilir Daja në këtë ndeshje duhet t’i bëjë llogaritë pa një prej lojtarëve më të rëndësishëm. Jasir Asani ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk mund të aktivizohet ndaj shkodranëve.
Vllaznisë nga ana tjetër i kthehen Adili dhe Kalezic, ndërsa këtë javë do të mungojnë një lojtar i rëndësishëm i prapavijës. Bëhet fjalë për Aleksandar Isaevksi, i pezulluar prej kartonëve të verdhë.
Mungesë e rëndësishme edhe te Tirana, pasi kapiteni Idrizi Batha u ndëshkua kundër Laçit me karton të verdhë dhe nuk mund të luajë ndaj Apolonisë. Fierakët gjithashtu nuk kanë dy titullarë, portierin Harizaj dhe kapitenin Agyare. I pezulluar për këtë javë është edhe sulmuesi i Laçit, Fatmir Prengaj. /abcnews.al