Abissnet Superiore zbriti në fushë dje me dy duele të javës së 22-të dhe finalet në Korçë e Elbasan u mbyllën në barazime, kurse sot ka edhe tre finale të tjera.
E para është ajo për mbijetesën mes Egnatias dhe Kastriotit. Ky duel luhet në orën 13:45 dhe më pas, në 16:45 zhvillohet kryendeshja e javës.
Tirana e vendit të parë pret Laçin, që në 11 javët e fundit ka fituar 10 herë e barazuar në një ndeshje. Me humbjen ndaj Kastriotit, tani diferenca me kurbinasit është vetëm tre pikë.
Në të njëjtën orë me këtë sfidë zhvillohet edhe një tjetër, ajo mes Kukësit e Teutës. Verilindorët do kërkojnë të bëjnë autokritikë pas humbjes me Laçin, kurse durrsakët nga ana tjetër duan një tjetër fitore pas asaj që morën ndaj Dinamos. / abcnews.al