Superiorja rikthehet nesër, kush janë 7 të pezulluarit e javës

schedule08:48 - 27 Prill, 2021

schedule 08:48 - 27 Prill, 2021

Superiorja rikthehet nesër, me ndeshje mjaft të rëndësishme dhe janë disa lojtarët që nuk do të mund të luajnë. Dy prej tyre, Renato Spahiu i Bylisit dhe Kyrian Nëabueze, presin dënimet nga Komisioni i Disiplinës për veprimet e tyre antisportive.

Prej të verdhëve Kastrioti në Fier do të shkojë pa dy titullarë. Kapiteni Emiljano Çela dhe braziliani Moraes kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk mund të luajnë.

Edhe Apolonia nuk do të ketë një nga lojtarët kryesorë të sulmit. Redon Mihana është i pezulluar dhe trajneri Cammarata nuk e llogarit për duelin e nesërm ndaj krutanëve.

Tirana kampione në fuqi duhet të bëjë pa argjentinasin Agustin Torassa, i cili humb kështu Klasiken e Shqipërisë kundër Vllaznisë. I pezulluari tjetër është Besir Demiri i Kukësit, që mungon ndaj Teutës. /abcnews.al