Superiorja nuk ka ndeshje të lehta, sot katër të mbeturat

schedule08:12 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 08:12 - 5 Dhjetor, 2020

Dje u luajt derbi dhe sot luhen edhe katër ndeshjet e mbetura të javës së gjashtë të Kategorisë Superiore. Në orën 13:45 janë programuar të luhen dy beteja.

Vllaznia pret Bylisin në “Loro Boriçi”, me shkodranët që do synojnë fitoren ndaj skuadrës së Dovedan, pas dy ndeshjesh pa arritur te triumfi. Ndërkohë, Skënderbeu në vështirësi pret Laçin në stadiumin e Korçës. Kurbinasit vijnë pas një fitoreje të thellë 6-1 ndaj Apolonisë në javën e shkuar.

Dy ndeshjet e tjera janë programuar të luhen në orën 16:45. Në “Niko Dovana” do provojë të fitojë ndaj Kastriotit, pas tre barazimesh radhazi. Nga ana tjetër skuadra e Ndreut ka treguar se është një skuadër, që di të bëjë keq dhe Teuta s’do e ketë aspak të lehtë.

Në të njëjtën orë Kukësi ka mundësinë më të mirë të vijojë serinë e fitoreve. Verilindorët sfidojnë Apoloninë në krizë në “Elbasan Arena”. Fierakët ende nuk kanë gjetur fitoren e parë në këtë rikthim në Kategorinë Superiore. /abcnews.al

 

Ndeshjet e javes se gjashte te Kategorise Superiore.