Ky krahasim ndërmjet grafikëve konfirmon atë që kishim vënë re edhe më parë në analizat e publikuara: cilësia e gjuajtjeve është më e rëndësishme, ose pothuajse po aq e rëndësishme sa sasia e gjuajtjeve dhe ndikon drejtëpërdrejtë te golat e shënuar. Ekzistojnë disa të dhëna që nuk janë “të matshme mirë”, siç është përshembull Kroacia ku shënohet më pak në krahasim me sesa goditet porta ose Norvegjia që tregon të kundërtën. Të godet në statistikë afrimiteti i të dhënave ndërmjet Skocisë, Turqisë, Belgjikës dhe Danimarkës, ku cilësia e gjuajtjeve në krahasim me golat është gjithmonë shumë e ngjashme./ Alarico Rossi – fshf.org