Bylisi-Partizani dhe Luftëtari-Vllaznia nuk kanë prodhuar fitues në 45 minutat e para. Në Ballsh janë shënuar dy gola, me vendasit që realizuan të parët që në minutën e gjashtë, kur gjuajtja e Edison Ndrecës u devijua dhe përfundoi në rrjetë.
Të kuqtë reaguan menjëherë dhe mund të kishin shënuar me Brojën, por mesfushori i vetëm me portierin Hidi, nuk ia doli të realizonte. Portieri i ballshiotëve e ndali topin e gjuajtur lehtë nga lojtari i Partizanit. Gjithsesi në të 26′ nuk kishte çfarë bënte, pasi Bardhi me një goditje me kokë e çoi topin në rrjetë.
Në Gjirokastër ishte një ndeshje me pak raste, por me Luftëtarin që kishte mundësinë më të mirë për të shënuar. Lika, i vetëm me portierin Sherri nuk e dërgoi topin në kuadrat, duke humbur një mundësi të artë shënimi. Me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë e takimit. /abcnews.al