Superiorja mbyll javën e tretë ditën e sotme, ndërkohë që luhet edhe në Kategorinë e Parë dueli përmbyllës i javës së parë të kampionatit.
Në orën 15:00 zhvillohen të gjitha ndeshjet. Partizani i vendit të parë luan në transfertë sot, kundër Bylisit që ka marrë katër pikë në dy javët e para të kampionatit.
Pritet një duel i fortë, ashtu sikurse edhe në Laç. Vendasit do kërkojnë autokritikën në shtëpi ndaj Egnatias, që u ka humbur dy sfidat e para të Superiores.
Sa i takon Kategorisë së Parë, Dinamo që synon rikthimin në elitë menjëherë, pret skuadrën e Orikut në “Selman Stërmasi” dhe kërkon tre pikët. / abcnews.al