Laçi merr i vetëm kreun e klasifikimit në kampionatin e 21-vjeçarëve, pasi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Football Republic. Bytyqi dhe Prenga, elementë që mblidhen shpesh me ekipin e parë të kurbinasve, ishin autorët e golave.
Sfida më interesante luhej në Ballsh, aty ku Bylisi vendas mposhti Vllazninë dhe u ngjit në vendin e dytë. Me një pjesë të titullarëve të ekipit të parë, ballshiotët fituan me shifrat 2-1 kundër shkodranëve.
Rucci zhbllokoi ndeshjen, kurse Qardaku i formuar të Vllaznia realizoi të dytin. Uheid Hoxha ngushtoi shifrat me penallti në pjesën e dytë. I vetmi takim i mbyllur në barazim ishte Kukësi-Dinamo. Verilindorët ishin dy herë në epërsi, pasi shënuan Gavazaj e Rasha, por “Blutë” u kundërpërgjigjen me anë të futbollistëve Koka e Djidjiëa.
Kastrioti ia doli të fitonte në Durrës kundër Teutës, falë një goli të Xhekës. Një ditë më parë Turbina mposhti Tiranën me rezultatin 3-1. Shehaj dhe Hasa me dy gola zhvlerësuan rrjetën e tundur nga Demaj. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE U21 – JAVA 12
E mërkurë, më 10 shkurt, ora 13:00
Kukësi-Dinamo 2-2
Shënues: Gavazaj 8’, Rasha 66’ / Koka 43’, Djidjiëa 72’
Bylis-Vllaznia 2-1
Shënues: Rucci 35’, Qardaku 42’ / Hoxha (pen.) 61’
Laçi-Football Republic 2-0
Shënues: Bytyqi 42’, Prenga 88’
Teuta-Kastrioti 0-1
Shënues: Xheka 83’
Dje, 13:00; Turbina-Tirana 3-1
Shënues: Shehaj 44’, Hasa 58’, 83’ / Demaj 34’
Nesër, 17:00; Shënkolli-Akademia e Futbollit