Superiore U21: Bylisi likuidon Shënkollin dhe shkon “+3” nga Laçi dhe Vllaznia

schedule15:59 - 21 Prill, 2021

schedule 15:59 - 21 Prill, 2021

Bylisi ka shfrytëzuar hapin fals të Laçit në transfertë me Teutën dhe me triumfin e sotëm me rezultatin 2-0 ndaj Shënkollit është shkëputur me 3 pikë në krye në kampionatin e 21-vjeçarëve.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Kuli bëri detyrën sot në transfertë dhe si zakonisht shënoi shkodrani Eridon Qardaku.  Në pjesën e dytë Alinani realizoi edhe golin e sigurisë.

Tre pikë të rëndësishme për Bylisin, që kërkon titullin kampion dhe rivalizon me Laçin dhe Vllazninë, skuadra që ndajnë me pikë të barabarta në vendin e dytë. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE U21 – JAVA 21
E mërkurë, më 21 prill, ora 13:00
Shënkolli-Bylis 0-2
Shënues:
Qardaku 17, Alinani 80’

E martë, më 20 prill, ora 13:00
Kastrioti-Turbina 4-6
Shënues:
Ndreu42’, Okebugëu 43’,  Çela 53’, 74’ / Hasaj 6’, 63’, 75’, Brahilika 36’, 82’ Latifi 60’
Akademia e Futbollit-Kukësi 0-3
Shënues:
Hajderaj 3’, Rasha 45’, Tabaku 75’
Teuta-Laçi 1-1
Shënues:
Jazxhi 69’ / Sulovari 77’
Vllaznia-Tirana 5-2
Shënues:
Sekja 9’, Izviku 38’, Shema 51’, Çoba 81’, 85’ / Brdaric (aut.) 31’, Aliaj 53’
Football Republic-Apolonia 1-4
Shënues:
Kodra 83’ / M. Sota 30’, 60’, Merkycyri 77’, Bala 80’

 

Klasifikimi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!